INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kohët kanë ndyshuar, nuk janë gjirokastritët më kursimtarët...[VIDEO]

Publikuar më: 10:15 03-01-2018

Banorët e kryeqytetit janë më kusimtarët në vend duke përmbysur gojëdhënat për gjirokastritët. Nëse i referohemi të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rezulon se banorët e Tiranës kanë në banka në lekë e valutë rreth 319 miliardë lekë ose afro 67% të totalit, pasi pjesa tjetër është depozituar nga bizneset apo institucionet publike.
Me një popullsi prej 862 mijë banorësh, çdo qytetar i Tiranës ka në bankë rreth 37 mijë lekë. Kursimtarët e dytë në vend me 36.1 mijë lekë për një banor janë vlonjatët. Vlora është qyteti që ka lidhje me emigracionin, por është edhe bazë e trafiqeve të jashtëligjshme, një pjesë e të ardhurave të secilës depozitohen si kursime. Të tretët në renditje janë banorët e Durrësit. Ata kanë rreth 26 mijë lekë depozita për frymë dhe kjo ndikohet dhe nga emigracioni. Të katërtit janë korçarët, me 22.6 mijë lekë për frymë.
Më pas vijnë Fieri dhe Elbasani, me përkatësisht 22 dhe 19.3 mijë lekë për frymë. Bie në sy që Fieri, që është i dyti për të ardhurat për frymë, por ka pak kursime.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033261775970459