INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk jam “magjistare”, jam avatare! Linda Rei flet për debatin publik: jam femër! [VIDEO]

Nuk jam “magjistare”, jam avatare! Linda Rei flet për debatin publik: jam femër! [VIDEO]

Publikuar më: 19:06 30-09-2017

E ftuar në programin “Një kat më lart” personazhi më i komentuar i momentit, Linda Rei, foli për diskutimet online rreth etiketimit të saj gjinor. Nisur nga kjo, si për ironi të gjithçkaje që po shkruhet, Ermali e prezantoi si një “avatare” ndërkohë që Linda theksoi se ajo është mirëpranuar nga publiku por media dhe disa gazetarë kanë abuzuar me këtë fakt. Për të fjala “transgjinore” nuk është absolutisht ofendim apo paragjykim, por veçse një fazë kalimtare. Linda zotëron një pasaportë dhe është Femër, çka e rithekson gjatë programit.

Duke thumbuar Rudina Magjistarin, Linda thote se gazetaret duhet të kënë kulture dhe informacion për cfarë thonë, ose në të kundërt ta lënë këtë profesion. Nuk ka ngurruar ta përshendes në program, duke e etiketuar si “bjondja më e bukur” në botë. Sic i thotë edhe Ermali, Lindës nuk i dilka inati me prezantuesen e njohur. Ndiqni për më shume bisedën e saj në “Nje kat më lart”:

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127