INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk i ndal as nga thirrja për bisedime, studentet sërish sot në protestë

Nuk i ndal as nga thirrja për bisedime, studentet sërish sot në protestë

Publikuar më: 10:16 07-12-2018

Një ditë më parë u zhvillua protesta, ndoshta më e madhja që prej lëvizjes studentore të viteve ’90, ku studentët u ngritën në protesta masive. Por ata nuk janë bindur as pas thirrjes për bashkëpunim dhe as pas tërheqjes së Ministrisë së Arsimit për anullimin e nenit 4, që i detyronte ata të paguanin për provime të mbartura. 

Edhe sot ato janë bashkuar dhe po protestojnë. Ashtu siç e paralajmëruan edhe një ditë më parë, studentët sërish sot kanë dalë në protestë.
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë të mbështetur edhe nga ata të infermierisë do të protestojnë me bluza të bardha. Të grumbulluar përpara fakultetit më pas do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.
Edhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe ata të Politeknikut janë grumbulluar për të nisur marshimin drejt ministrisë.
Tërheqja e ministrisë nga pika 4 nuk i kënaqi studentët, pasi ata pasi ministria u tërhoq nga neni 4, studentët kanë shtuar kërkesat e tyre. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifave të shkollimit, rritje të buxhetit për universitetet dhe kushte më të mira në konvikte.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436