INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk i ndahet zemra! A i dedikohet totalisht Justin Bieber kjo këngë e re e Selena Gomez? [VIDEO]

Nuk i ndahet zemra! A i dedikohet totalisht Justin Bieber kjo këngë e re e Selena Gomez? [VIDEO]

Publikuar më: 20:05 05-02-2017

Ditët e fundit, shumica e thashethemeve rreth romancës të Selena Gomez, janë lidhur me The Weeknd. Por bisedat në lidhje me jetën sentimentale të Selenës, duket sikur kurrë nuk do të qëndrojnë larg Justin Bieber dhe gjëja e fundit që na e tregon këtë është video e Selenas në Instagramin e saj.

Këngëtarja 24 vjeçare ka publikuar një pjesë të shkurtër nga kënga e saj më e fundit. Muzika është e ndjeshme e me tinguj në ngjitje, dhe Selena ka një X të madh në gojë, në videon bardh e zi.

Ku lidhet kënga me Bieber? Është e gjitha në tekst, ku thuhet: “Unë kisha një ëndërr, ishim përsëri 17 vjeç, netë vere...nuk rritemi asnjëherë”. Dhe sa vjeç ishte Selena kur u takua me Justin Bieber? Përgjigje e saktë, pikërisht 17 vjeç.

Na duhet ta pranojmë që zyrtarisht jemi intriguar nga kjo video. Ç’të ketë menduar The Weeknd vallë?

Article Logic
Execution time: 0.0042121410369873