INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk i liroi rrugën në autostradë, veprimi i Stresit do iu shkri së qeshuri [FOTO]

Nuk i liroi rrugën në autostradë, veprimi i Stresit do iu shkri së qeshuri [FOTO]

Publikuar më: 18:18 13-03-2018

Padyshim shoferët shqiptarë janë ndër shoferët më problematikë, besoj se të gjithëve iu ka rastisur të jeni duke ecur me makinë dhe shoferi para jush të mos iu hapë rrugën ose t’iu bëj “stila” vetëm për faktin se nuk ka dëshirë ta parakaloni.

Mesa duket edhe reperi Stresi, ka hasur në një shofer të tillë ditën e sotme, por mënyra sesi ai ka komunikuar me të do iu shkri gazit.

-640-0-5aa7f35ce9f2e.png

Siç shihet në një video të postuar prej tij në Instagram, Stresi ndodhet në makinë së bashku me miqtë e tij ndërkohë që shprehet i bezdisur për faktin që automjeti para tij nuk po i lironte rrugën.

Por duke përfituar nga fakti që makina përpara kishte të vendosur në xham numrin e telefonit të shoferit pasi ishte në shitje, djemtë kanë vendosur ta telefonojnë dhe me mirësjellje, i kanë kërkuar shoferit të lirojë rrugën.

-640-0-5aa7f35e1a3cf.png

Article Logic
Execution time: 0.0033090114593506