INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk i dhanë asnjë pikë Eugentit, Ermal Meta shuplakë italianëve:’Eugenti ka një zë mbresëlënës, nuk i kuptoj...[FOTO]

Nuk i dhanë asnjë pikë Eugentit, Ermal Meta shuplakë italianëve:’Eugenti ka një zë mbresëlënës, nuk i kuptoj...[FOTO]

Publikuar më: 08:35 14-05-2018

Ndonëse është shfaqje artistike edhe në Eurovision nuk mungojnë ndonjëherë politikat ndërshtetërore.

Edhe pse Eugenti u pozicionua në vendin e 11-të, zëri i tij i mrekullueshëm na bëri të shkëlqejmë në këtë përfaqësi Europiane.

Disa shtetet zhgënjyen dhe kjo e thënë në kuadër të vlerësimit të tyre. Listës së shteteve të zhgënjimit ku bënte pjesë Gjermania, Maqedonia dhe Zvicra, iu bashkua edhe fqinji jonë perëndimor Italia e cila dha 0 pikë për Eugentin.

Ky veprim mesa duket i pakuptimtë nuk kishte si të shkonte më tej pa marrë reagime të shumta dhe një ndër më pikantët e ka dhënë Ermal Meta, këngëtari shqiptar që përfaqësonte italianët në Eurovision.

“Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ia kisha dhënë Shqipërisë. Eugenti ka një zë mbresëlënës”, shkruan Meta në statusin e tij në Twitter.

erg_w34.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0029079914093018