INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk i dha para, 30 vjeçari godet me sëpatë në kokë babain e tij

Nuk i dha para, 30 vjeçari godet me sëpatë në kokë babain e tij

Publikuar më: 12:03 17-07-2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje ku një 30 vjeçar goditi me sëpatë në kokë babanë e tij pasi ky i fundit kishte refuzuar ti jepte para.

Autori Dritan Veliu u vu në pranga, ndërsa  babai i tij, Kujtim Veliu, mbetet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë u shënua në banesën e familjes në lagjen "Xhevdet Nepravishta".

Pasi goditi të atin, 30 vjeçari është larguar nga banesa, por ka rënë në prangat e policisë që ishin njoftuar në kohë.

30 vjeçari nuk punonte dhe cilësohej problematik dhe sipas fqinjëve e kishte dhunuar shpesh të atin për ti marrë para.

I riu madje ka qenë edhe i dënuar për dhunë në familje, ndërsa babai edhe pse kishte marrë urdhër mbrojtje prej tij e kishte pranuar sërish në shtëpi.

Policia e Lushnjës ndërkohë thotë se po punon për të zbardhur rrethanat e plota të krimit.

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836