INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është vetëm Teatri Kombëtar, ja objektet kulturore ku do ndërhyet përmes PPP

Nuk është vetëm Teatri Kombëtar, ja objektet kulturore ku do ndërhyet përmes PPP

Publikuar më: 10:28 01-08-2019

Teatri Kombëtar është në qendër të debatit këto ditë për shkak se koha po për shembjen e tij po afrohet, ndërsa përpjekjet e qeverisë po shtohen që Tirana të ketë një godinë krejtësisht të ndryshme nga ajo që është aktualisht.

Në fakt, në planin e kryeministrit janë edhe disa objekte të tjera kulturore që përmes privatit qeveria këkron të ndërhyjë.
Se sa e thellë do të jetë ndërhyrja, a do të jetë e ngjashme me atë të Teatrit Kombëtar apo thjeshtë rikonstruksione, kjo ende nuk mund të thuhet me siguri.
Në konferencën e dy ditëve më parë kryeministri Rama përmendi një sërë institucionesh të tjera kulturore ku do ndërhyhet përmes investimit të privatit. Këto projekte janë Biblioteka Kombëtare, Teatri i ri i Fëmijëve dhe një muze dyshe, siç iu referua Rama.

“Në drejtim të kulturës kemi ende disa boshllëqe serioze. Kemi filluar projektin e Bibliotekës së re Kombëtare. Kemi filluar të punojmë për Teatrin e ri të Fëmijëve. Po diskutojmë për një dyshe të Muzeut të Parlamentit, aty ku është sot Teatri i Kukullave dhe Muzeut të Monarkisë, aty ku është sot Pallati i Brigadave, por jemi ende në proces diskutimesh”, tha Rama.

Në projektet e shefit të qeverisë është dhe një muze i ri që do i kushtohet historisë së shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Po punojmë për projektin e një muzeu të ri, ku duam me patjetër që në zemër të jetë historia e shpëtimit të hebrenjve përgjatë luftës dhe kjo lidhur me të gjithë traditën e mikpritjes dhe të besës shqiptare. Por si lajtmotiv do të jetë hapësira e kulturës hebreje në Shqipëri”, bëri me dije kreu i qeversë, dy ditë më parë.

Por me çfarë buxheti do të bëhen këto? Rama dhë këto sqarime: “Si do e ndërtojmë Bibliotekën Kombëtare, kur kushton sa teatri, a mos më shumë? Si do e ndërtojmë Kampusin e ri Universitar mendoni ju? Me se?! Do të ftojmë investitorët dhe do t’u themi, ndërtojeni ju, ne e duam këtë tani, se nuk do të presin gjeneratat që të mbledhim ne lekët për të ndërtuar këtë apo atë dhe juve do ju paguajmë me kohë. Nuk e kam shpikur unë, as PPP-në, as koncensionet, që janë bërë si fjalë të pista këtu, i kanë bërë vende të tjera, i bën Gjermania. Apo në Turqi, shikojeni çfarë ishte dhe çfarë është. Shkoni shikojeni sesa përqind të zhvillimit të saj e ka PPP”.

Vepra e parë që pritet të shikohet nga ky bashkëpunim mes qeverisë dhe privatit është Teatri i ri Kombëtar i Operas dhe Baletit, që pritet të hapet në fund të vitit. “Kur ta shihni, përgatituni që t’u besoni syve. Nuk ka asnjë ekzagjerim në këtë që po them”, paralajmëroi kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0032658576965332