INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është në një lidhje dashurie, por Agnesa Vuthaj tregon se me kë duhet të dashurohemi [FOTO]

Nuk është në një lidhje dashurie, por Agnesa Vuthaj tregon se me kë duhet të dashurohemi [FOTO]

Publikuar më: 11:05 14-08-2019

Ish miss Kosova, Agnesa Vuthaj është konsideruar si një ndër femrat më të bukura të medias rozë.

ffdfd.PNG

Agnesa është mjaft aktive në instagram, ku vazhdimisht publikon foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe ajo private.

 Megjithëse nuk e kemi parë në krah të ndonjë mashkulli dhe nuk është përfolur rreth ndonjë lidhje dashurie, ajo ka një këshillë për të gjithë ata që dëshirojnë të dashurohen.

“Dashurohu më personin që është dashuruar në hënën, ai do të dijë të dashurojë kur ti nuk ndihesh e plotësuar”- ka shkruar modelja në llogarinë personale në Instagram.

Së fundmi, ajo ka pozuar për kopertinën e revistës së famshme në Mbretërinë e Bashkuar, “Global Woman”, e cila u kushtohet femrave të suksesshme në fusha të ndryshme.

111.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039708614349365