INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është e drejtë, paska qenë e gjitha një gënjeshtër? Zbulohet e vërteta e hidhur e EUROVISION që s’na pëlqeu aspak! [FOTO]

Nuk është e drejtë, paska qenë e gjitha një gënjeshtër? Zbulohet e vërteta e hidhur e EUROVISION që s’na pëlqeu aspak! [FOTO]

Publikuar më: 19:05 14-05-2018

Eurovision ka mbyllur siparin ditën e shtunë, ku triumfoi përfaqësuesja izraelite, Netta Barzilai me këngën “Toy”. Por nga dita në ditë, po qarkullojnë disa lajme që s’po na pëlqejnë aspak. Incidenti që i ndodhi këngëtares britanike SuRie ngriti dyshime se jo të gjithë përfaqësuesit e shteteve kënduan ‘live’. Teksa një reper shqiptar u ngjit në skenë dhe i rrëmbeu mikrofonin këngëtares u vu re se edhe pas këtij incidenti kënga e saj vazhdonte pa ndërprerje gjë që linte të kuptohej se nuk ishte ‘live’.

Disa prej komentuesve në rrjetet sociale u shprehën se edhe vetë kënga fituese, “Toy” e izraelites Netta ka qenë me “playback”. Ata u nisën nga fakti se në gjysmëfinale, ku këngëtarja besohet se këndoi ‘live’, bëri shumë gabime dhe nuk kishte volumin e zërit që pati në finalen e madhe.

neta.jpg

 

Sa i përket këtyre pretendimeve të publikut, organizatorët e “Eurovision” ende nuk kanë reaguar për të sqaruar situatën. Se meqë po flasim për “live” dihet çfarë potenciali ka Eugent Bushpepa!

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559