INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e mohon, përkundrazi! Këngëtarja e njohur flet për herë të parë në Trokit për ndërhyrjen në hundë [VIDEO]

Nuk e mohon, përkundrazi! Këngëtarja e njohur flet për herë të parë në Trokit për ndërhyrjen në hundë [VIDEO]

Publikuar më: 15:04 11-07-2019

Këngëtarja e njohur Gerta Mahmutaj ishte sot e ftuara e rradhës e moderatorit Ermal Peçi në programin ‘Trokit’ së bashku me partnerin e saj, DJ John Van Ride. Dyshja sapo ka publikuar klipin ‘Kush je ti’ për të cilin ndan disa detaje në program. Teksa John fliste, Gerta mbytet pak dhe në këtë moment Ermali ndërhyn me shaka duke i thënë se është syri i keq, pasi me siguri publiku po pyeste se çfarë ka ndryshe në pamje këngëtarja. Kaq mjaftoi që me shumë sportivitet Gerta të pranonte ndërhyrjen në hundë.

‘Pse mo, s’kam qenë më e bukur më përpara? (qesh). Po kam bërë hundën. Unë s’kam pasur me mëdyshje. Kam pasur të fiksuar në kokë që do e ndryshoja, isha e vendosur për ta bërë ndërhyrjen. Unë s’kam pasur asnjë problem, ishte e gjitha çështje estetike. Ishte i vetmi detaj në fytyrë që doja ta ndryshoja’ – tha Gerta.

 

WhatsApp_Image_2019-07-11_at_14.37.30.jpeg

Po partneri i saj si ka qenë kundrejt këtij vendimi? Si ndihet Gerta kur koleget e saj mohojnë ndërhyrjet ndërsa ajo flet kaq pa doreza? Mësoni më shumë nga intervista e mëposhtme.

Article Logic
Execution time: 0.0064418315887451