INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e lejuan të këndojë se kaloi kufirin në mënyrë ilegale, Rusia nuk tërhiqet, e zgjedh sërish për Eurovision [FOTO]

Nuk e lejuan të këndojë se kaloi kufirin në mënyrë ilegale, Rusia nuk tërhiqet, e zgjedh sërish për Eurovision [FOTO]

Publikuar më: 21:57 29-01-2018

Rusia zgjodhi këngëtaren Yulia Somoylova ta përfaqësonte në Eurovision që u zhvillua në Kiev në maj të vitit që lamë pas, por ajo nuk u lejua të konkuronte.  E gjitha kjo prej disa procedurave ligjore për shkak të “mollës së sherrit” mes Rusisë e Ukrainës, pikërisht Krimesë.

Sipas autoriteve ukrainase, këngëtarja e talentuar ka mbajtur një turne më Krimenë e aneksuar nga Rusa në vitin 2014, në në territorin e së cilës ka hyrë pa kaluar në kufirin zyrtar. E si rrjedhojë, asaj i është ndaluar hyrja në Ukrainë për 3 vite dhe Somoylova nuk u lejua të marrë pjesë.

Mirëpo si për inat, Rusia e ka zgjedhur sërish ish-këngëtaren e X-Factor që të përfaqësojë shtetin e saj në konkursin më të madh të këngës në Europë që do të mbahet në Portugali.  Vetë këngëtarja e cila fatkeqësisht lëviz me një karrige me rrota, ka bërë me dije këtë lajm duke publikuar foto nga përgatitjet për spektaklin e madh ku më në fund do konkurojë. Ajo ka njoftuar gjithashtu se ka zgjedhur këngën dhe po punon fort për të bërë më të mirën.

rus.png

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277