INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Nuk e kam patur kurrë shoqe''/ Si lindi sherri me Alketa Vejsiun? Flet për herë të parë Dalina Buzi: Filloi të më acaronte...[FOTO]

''Nuk e kam patur kurrë shoqe''/ Si lindi sherri me Alketa Vejsiun? Flet për herë të parë Dalina Buzi: Filloi të më acaronte...[FOTO]

Publikuar më: 12:01 07-04-2019

Sherri mes Dalina Buzit dhe Alketa Vejsiut ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Nëse ju kujtohet rreth dy vite më parë, Alketa dhe Dalina kanë patur një konflikt virtual dhe mediat rozë u mbushën me lajme rreth tyre.

Arsyeja e sherrit ishin klikimet në portale dhe renditja që Monitor. al kishte bërë në atë kohë për mediat online. Mirëpo siç duket ky sherr ka marrë fund dhe lidhur me këtë ka folur për herë të parë Dalina Buzi teksa ishte e ftuar në “Thumb”.

” Unë Alketën nuk e kam pas kurrë shoqe. As gjak. U bë publike sepse ishte në emocion e sipër. Këto janë gjëra pune, jo personale. Ishte një gjë biznesi. Aty janë dy koka pa menaxher që të sqarojë gjithçka. Në lidhje me një person tjetër, u përplasëm nëpër chat-e. Ka qenë rastësisht, është pak personale si histori… Kur ndodhin gjëra të tilla nuk është se prekesh. Nuk është se mua më ka prekur shoqja ime e fëmijërisë apo atë e ka prekur shoqja saj e fëmijërisë, një gjë në familje apo një gjë me burrin. Por bëhen të mëdha mediatikisht. Zgjati më pak se ne nuk u takuam. Ne kemi punuar bashkë dhe s’kemi pas problem. Por kjo gjëja filloi të më acaronte dhe unë e shkruajta. Plus dhe emri i Alketës aty e bëri të madhe si gjë. “,- ka shpjeguar Dalina duke treguar se tashmë gjërat janë qartësuar dhe konflikti i përket të kaluarës.

btn.png

Article Logic
Execution time: 0.0033011436462402