INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e dinit?! Ky është planeti që ju udhëheq

Nuk e dinit?! Ky është planeti që ju udhëheq

Publikuar më: 10:13 04-09-2018

Në astrologji, për secilën nga 12 shenjat zodiakale është një planet që ‘qeveris’ atë shenjë.

Kjo do të thotë se është planeti që drejton energjitë e shenjës zodiakale.

Në studimin e horoskopit të personalizuar është shumë interesante të ndalosh në studimin e planetit që drejton shenjën e caktuar zodiakale, por mund të jetë interesante të dimë edhe se cili planet drejton shenjën tonë ashendente.

DASHI: Planeti që ju qeveris është Marsi, i cili përfaqëson më së miri natyrën tuaj luftarake. Marsi është një simbol i fortë mashkullor dhe përgjegjës për natyrën e fortë dhe agresive të Dashit.

DEMI: Kjo shenjë, e cila drejtohet nga Afërdita, nuk i reziston dot kënaqësive të jetës. Afërdita i jep Demit natyrën e ‘shijuesit të gjërave’ dhe këtë e ka në të gjitha shqisat. Falë këtij planeti, Demi di të dashurojë me shumë intensitet.

BINJAKËT: Një shenjë vazhdimisht në lëvizje nuk mund të ketë tjetër veç Mërkurit si planet qeverisës. Komunikimi dhe shpejtësia e këtij planeti shkojnë shumë mirë me mendjen e gjallë të Binjakëve.

GAFORRJA: Të lindurit e kësaj shenje shpesh akuzohen se janë lunatikë dhe është pikërish Hëna ajo që i udhëheq. Hëna është vërtet një satelit, por në kontekstin astrologjik, mund ta quajmë një planet.

LUANI: Mbreti i zodiakut nuk mund të ketë tjetër veç Diellit si udhëheqës të tij.

Termi ‘diellor’ i përshtatet më së miri të lindurve të shenjës, të cilët janë njerëz me humor dhe duan të sjellin dritë në botë.

VIRGJËRESHA: Virgjëresha ka të njëjtin planet ‘qeverisës’ me Binjakët. Mërkuri në këtë shenjë manifestohet me racionalitet dhe logjikë.

Dhuntitë intelektuale tentojnë të prevalojnë në gjithçka tjetër.

PESHORJA: Shenja e elegancës dhe bukurisë komandohet natyrshëm nga Afërdita, e cila në këtë shenjë manifeston me shije për artin dhe muzikën, harmoninë në forma dhe sensin e natyrshëm estetik.

AKREPI: Planeti që qeveris këtë shenjë është Plutoni. Nuk është rastësi që në mitologjinë klasike Plutoni është zotërues i ferrit. Akrepi ka nevojë të bëhet hi për të rilindur më pas si feniksi.

SHIGJETARI: Një shenjë kaq optimiste dhe besimplotë në jetë dhe në fat nuk mund të ketë planet tjetër udhërrëfyes veç Jupiterit. Fati i këtij ylli mirëpritet shumë mirë nga të lindurit nën shenjën e Shigjetarit.

BRICJAPI: Bricjapi i akullt udhëhiqet nga Saturni, mbret i kohës. Për këtë arsye, të lindurit e kësaj shenje kanë sjellje prej të rriturish që në moshë të vogël. Mençuria është një dhunti nga Saturni.

UJORI: Kjo shenjë nuk kënaqet lehtë dhe ka jo një, por dy planetë udhëheqës të cilët janë Urani dhe Saturni. Ndërkohë që Saturni përfaqëson rregullat, Urani simbolizon rebelimin. Zbavitëse, apo jo?

PESHQIT: Shenja më ëndërrimtare e zodiakut, udhëhiqet nga Neptuni, mbret i detit në mitologji.

Neptuni i bën të lindurit e kësaj shenje të jenë të ndjeshëm, intuitivë dhe romantikë. Spiritualiteti është elementi kyç i tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0032088756561279