INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e dimë si i pëlqeni ju, por femrat çmenden pas këtij tipari të veçantë te meshkujt!

Nuk e dimë si i pëlqeni ju, por femrat çmenden pas këtij tipari të veçantë te meshkujt!

Publikuar më: 00:37 14-11-2018

Pëlqimet dhe shijet e njerëzve kundrejt gjinisë së kundërt kanë qenë, janë dhe do të mbeten një mister për shkencën. Është thënë e stërthënë se femrat pëlqejnë meshkujt rebelë dhe deri diku kjo “legjendë urbane” është pranuar si e vërtetë, por së fundmi ka dalë një tendencë e re.

Më tërheqës me mjekër apo pa mjekër? Kjo është hipoteza më e fundit e një studimi të Journal of Biology Evolutionary. Në studim morën pjesë 8500 gra, të cilat dhanë mendimin e tyre nëse i pëlqenin burrat me mjekër apo pa mjekër.

Burrat ndërkohë u fotografuan pa mjekër, pesë ditë pas rruajtjes dhe më pas katër javë pas rruajtjes. Bazuar në përgjigjet e grave, rreth 93% e tyre zgjodhën burrat me mjekër.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664