INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk duron dot gruan, burri i lutet policisë: Më ktheni në burg

Nuk duron dot gruan, burri i lutet policisë: Më ktheni në burg

Publikuar më: 11:24 21-05-2019

Vendimi i një 50 vjeçari në Katania në Itali po bën xhiron e mediave botërore.

Ai ishte dënuar nga gjykata me masën arrest shtëpie për grabitje, por duket se nuk ka mundur të qëndrojë në një banesë me bashkëshorten e tij.

Pas një grindjeje rutinë ai ka hequr byzylykun elektronik dhe është paraqitur në burgun e Giarres duke iu shpjeguar rojeve se preferonte që të qëndronte në qeli, pasi sipas tij burgosja ishte shumë herë më mirë sesa bashkëjetesa me të shoqen.

Megjithatë, duket se 50-vjeçari nuk ka shpëtuar dot nga “makthi” i tij pasi gjykatësi vendosi ta kthente sërish në arrest shtëpie “i mbërthyer” nga byzylyku elektronik dhe gruaja.

Article Logic
Execution time: 0.0023739337921143