INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk duhet të humbisni interpretimin e Passenger me këngën “Fast Car” [VIDEO]

Nuk duhet të humbisni interpretimin e Passenger me këngën “Fast Car” [VIDEO]

Publikuar më: 15:35 02-07-2018

“Fast Car” e Tracy Chapman e vitit 1988 është një këngë qe me plot bindje mund të themi qe është legjendare dhe shumë e bukur. Pavarësisht se kanë kaluar dekada që kur ajo kengë u lançua, ajo vazhdon të dëgjohet ende sërish dhe të jetë e preferuara e të gjithëve.

“Fast Car” ka fituar disa çmime të rëndësishme, e cila preferohet shumë edhe nga artistët e tjerë të njohur të cilët kanë realizuar versionin e tyre per këtë kengë. Ka shumë versione cover të Fast Car, i cili në një formë shumë moderne e solli Jonas Blue. Sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasani është prezantuar ‘Fast Car’ nën zërin e një artisti të talentuar, Passenger.
Vetë ai është shprehur se kënga ikonike tashme është kënga e tij e preferuar dhe se është rritur duke dëgjuar muzikën e Tracy Chapman. Gjithashtu ai ka shtuar se është shumë i lumtur që sot ka mundesinë që të këndojë këngën e tij.

Ne jemi të bindur që e ky version ka për tju pëlqyer me zerin e ngrohtë, të qetë dhe të bukur të Passenger.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719