INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk donte të prostituonte, 26-vjeçarja shqiptare hidhet nga kati i tretë. Kapen tre tutorët

Nuk donte të prostituonte, 26-vjeçarja shqiptare hidhet nga kati i tretë. Kapen tre tutorët

Publikuar më: 08:45 14-10-2018

Një shqiptare 26-vjeçare e cila u rrëmbye dhe u rrah nga torturuesit e saj në Albissola, sepse nuk donte të prostituonte shpëtoi mrekullisht pas një rënieje nga kati i tretë i një apartamenti nga ku u hodh për të shpëtuar nga ata që e shfrytëzonin atë.  Ngjarja në fjalë u regjistrua në Albissola (Savona) të Italisë në natën midis 29 dhe 30 nëntorit 2017. Gjatë një sulmi në apartamentin ku jetonte, vajza ra nga ballkoni duke raportuar fraktura të ndryshme. Një grua raportoi se pa se disa burra po mbanin një vajzë e plagosur të mbështjellë në një qilim. “Ansa” raporton se pas një viti hetimi, policia arrestoi katër persona: tre vëllezër shqiptarë, Ledjam, Gentjan e Aleksander Bacuku, 28, 32 dhe 35 vjeç, pronarë të një ndërmarrje ndërtimi si dhe Alessandro Gallinari, 46 vjeç, ish-pronar i një bari në Albissola. Pas ngjarjes ku u përfshi vajza, e cila gjatë rënies pësoi fraktura na trup, policia nisi hetimet, që çoi në arrestimin e 4 personave në fjalë.

Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006