INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk doni t'ju shpëtoj asnjë lajm IN? Ju prezantojmë IN-Bot [Video/Foto]

Nuk doni t'ju shpëtoj asnjë lajm IN? Ju prezantojmë IN-Bot [Video/Foto]

Publikuar më: 12:17 08-12-2017

IN Tv synon gjithmonë të jetë IN, ndaj dhe risitë që përqafon janë gjithmonë unike.  Për të gjithë ndjekësit e mediave online, konkretisht Facebook, IN Tv sjell asistentin virtual IN-Bot. Platforma më e re ju jep mundësinë që teksa klikoni në mesazhet e faqes sonë zyrtare në Facebook, të lidheni direkt më asistentin virtual. Një menu tejet interaktive do t’ju prezantohet, gjeni aty programacionin e IN Tv, Abonimet, Social Media apo edhe kontakti i drejtpërdrejtë me ne.

Për të gjithë ju që ndiqni shumë të rejat më të fundit nga showbizz, magazina, sporti apo të tjera kategori nga www.intv.al IN-Bot ju jep mundësinë të abonoheni në to, sipas dëshirës. Në Menu ju zgjidhni kategorinë Abonimet IN. Shikoni një nga kategorite tuaja të preferuara dhe zgjidhni sipas preferencës suaj kë dëshironi. Më pas zgjidhni mënyrën e abonimit ditor/javor/mujor apo edhe orën së kur doni t’ju mbërrijnë në messenger lajmet e preferuara nga intv.al. E sigurtë që deri me tani s’keni pasur kaq akses interesant dhe ndryshe, ndaj provoje tani!

bo_3.jpg

Po ashtu ju mund të drejtojeni në Menu, tek pyetjet e shpeshta apo nëse doni të bisedoni për diçka konkrete të shkoni tek “Bisedo me menaxherin”. IN-Bot është një platformë krijuar nga Orescha ndërsa ju duhet ta provoni tani.

Për IN-Bot edhe Jonka ka folur në Geek Room, videon të cilën e gjeni më poshtë.

 

 

Jonka si gjithmonë është i pari që prezanton risitë teknologjike siç kësaj here kemi kënaqësinë t'ju prezantojmë asistentin virtual IN-Bot. IN Tv bëhet media e parë që përqafon këtë risi duke ju ofruar IN-Bot në faqen tonë zyrtare të Facebook. Asistenti virtual ju ofron në messenger-in e faqes, një menu ku gjeni programacionin tonë, mundësinë e abonimeve për çdo kategori lajmesh në intv.al dhe gjithçka rreth IN në mediat sociale, pyetjet e shpejta apo edhe kontakti i drejtpërdrejtë me ne. Abonohu në kategoritë e preferuara dhe informohesh kur të duash ti për lajmet e artikujt e veçantë të intv.al. Provoni tani IN-Bot në Facebook-un tonë teksa në ditët në vijim do të keni të tjera informacione shtesë. Është shumë i thjesht, shkruaj tani në inbox-in e mesazheve të faqes sonë dhe nis komunikimin me asistentin virtual. #INTvAlbania #INBot

A post shared by IN Tv - IN Radio105.7 -intv.al (@intvalbania) on

Article Logic
Execution time: 0.0042600631713867