INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta njihni, Vesa Luma bën ndryshim total në 'look' [FOTO]

Nuk do ta njihni, Vesa Luma bën ndryshim total në 'look' [FOTO]

Publikuar më: 11:40 28-11-2018

Këngëtarja e njohur Vesa Luma që në fillimet e karrierës së saj, është shfaqur gjithmonë me flokë bionde dhe dukej se do t’i qëndronte gjithmonë besnike këtij stili.

Tashmë Vesa ka vendosur të ndryshojë, madje mund të themi se ka guxuar shumë. Mbrëmjen e kaluar këngëtarja publikoi në ‘Instagram’ një foto me veshje kombëtare përkrah vogëlushit të saj Lian dhe menjëherë binte në sy pamja e saj e re.

 

dzfhzfgjhjdg.JPG

Këngëtarja ka bërë flokët rozë dhe pavarësisht se jo të gjithë mund të eksperimentojnë kaq shumë, tek Vesa kjo ngjyrë i rri shumë bukur dhe duket mjaft e ëmbël. 

 

dzfghzdfghxfg.JPG

Pak javë më parë këngëtarja u kthye në Shqipëri dhe shumë shpejt pritet të publikojë projekte të reja muzikore dhe të ngjitet sërish në skenë./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275