INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nuk do ta lejoj më këtë...”, Hygerta i kthen përgjigje Stresit

“Nuk do ta lejoj më këtë...”, Hygerta i kthen përgjigje Stresit

Publikuar më: 19:26 27-11-2017

Që pasi  dha një intervistë për emisionin“Thumb”, Hygerta Sako është bërë kryefjala e portaleve. E gjitha filloi në  momentin që ajo iu përgjigj pyetjes nëse e dëgjonte apo jo muzikën e Stresit.

“Nuk e kam dëgjuar kurrë. Këndon rep kam përshtypjen dhe nuk dua të them ndonjë fjalë të rëndë. Domethënë  të më “përdhunohet” veshi nga një muzikë e tillë. Nuk e dëgjoj.”

Një deklaratë e tillë në media është përcjell si një farë “sulmi” ndaj personazhit në fjalë por në të vërtetë moderatorja e ka patur për muzikën rep në përgjithësi, jo për reperin.

Në një prononcim për Blitz.al Hygerta ka sqaruar njëherë e mirë thelbin e përgjigjes në intervistën për “Thumb” e madje ka kritikuar portalet që i interpretojnë në një tjetër mënyrë fjalët e saj thjesht për disa klikime.

“Është e disata herë që portale të ndryshme, pa pikë profesionalizmi, vetëm për disa klikime, marrin fjali të intervistave të mia dhe i interpretojnë si të duan duke krijuar tituj bombastikë dhe për të bërë “lajme”. E fundit është abuzimi që është bërë në lidhje me deklaratën time për Stresin. Më duhet të sqaroj që s’kam asgjë personale me të, respektoj punën e çdokujt edhe pse mund të mos hyjë në shijet e mia. Kush e ka marrë mundimin të dëgjojë intervistën, do e kuptonte që nuk fola për Stresin, por për MUZIKËN RAP. Dhe në fund të fundit kam të drejtën time ta pëlqej diçka ose jo. Nuk i vë faj as Stresit dhe as fansave të tij që kanë lexuar vetëm titujt e këtyre portaleve pa pikë morali dhe respekti për njerëzit, i mirëkuptoj. Por ama kuptova që jemi thjesht “viktima” që përdoremi për të bërë klikime. Ndaj marr VENDIMIN që mos të dal më, në asnjë interviste këtej e tutje. U kërkoj ndjesë kolegëve të mi gazetarë, që mund të më kontaktojnë në të ardhmen. Nuk do lejoj më që fjalitë e mia të keqpërdoren dhe keqinterpretohen!!!”,- shprehet Hygerta.

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793