INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni kë ka takuar Alban Ramosaj në Turqi [FOTOVIDEO]

Nuk do ta besoni kë ka takuar Alban Ramosaj në Turqi [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 15:02 15-06-2017

Alban Ramosaj këto ditë nuk po merret më ndonjë projekt të ri muzikor, por ama me diçka të re, po.

Duke qenë se krahas muzikës ai gjithnjë ka tërhequr vëmëndjen edhe me pamjen e jashtme, ai ka menduar ta shfrytëzojë më së miri këtë. Kështu, përgatituni sepse shumë shpejt  do ta shihni edhe si model. Këngëtari ndodhet në Turqi dhe atje ka realizuar një set fotografik  për linjën e veshjeve Tarik Ekdiz, me fotograf mikun e tij Endrit Mertiri i cili është fotografi zyrtar i kompanisë.

Por gjatë qëndrimit të tij atje Albani ka takuar edhe personazhin e bërë të njohur në Instagram, Nusretin. Ai u bë goxha i njohur  nëpër rrjetet sociale si kuzhinieri që e hidhte kripën sipas stilit të tij. Sipas Albanit, ka qenë Nusreti ai që i ka kërkuar të bëjnë selfie si dhe e ka surprizuar atë duke i kënduar këngën e tij.  Me siguri as këngëtari shqiptar nuk ka rezistuar pa provuar gatimet e Nusretit në njërin prej restoranteve të këtij të fundit. 

sdf_fef.png

<
Article Logic
Execution time: 0.0043811798095703