INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do t'a besoni, por kjo skenë e rëndësishme e 'Avengers: Endgame' ka qenë totalisht e improvizuar!

Nuk do t'a besoni, por kjo skenë e rëndësishme e 'Avengers: Endgame' ka qenë totalisht e improvizuar!

Publikuar më: 09:22 16-06-2019

Interpretuesi i “Spider-man”, Tom Holland deklaroi gjatë një interviste se një ndër skenat më të rëndësishme të “Avengers: Endgame” ishte tërësisht e improvizuar.

Flitet për skenën ku Tony Stark vdes pas përdorimit të Gurëve të Çmuar të Infinitit, për të mundur Thanos një herë e përgjithmonë.

Sipas Holland, Robert Downey Jr. dhe të gjithë aktorët e pranishëm në skenë interpretuan pjesën e tyre pa pasur një skenar.

“Ishte tepër interesante, sepse ajo skenë nuk kishte asnjë skript. Kevin Feige dhe vëllezërit Russo na thanë mua, Robert Downey Jr., Gwyneth Paltrow e Don Cheadle se çfarë do të ndodhte dhe që ata donin të ndodhte. Më pas praktikisht kemi improvizuar gjithçka. Ishte tepër interesante mënyra e xhirimit të një prej skenave kyç të filmit. Ishte e pabesueshme dhe skena doli fantastike”.

Article Logic
Execution time: 0.0033631324768066