INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ju sugjeronim të shkonit në këtë vend fqinj për turizëm këtë vit sepse qenka një tmerr!

Nuk do ju sugjeronim të shkonit në këtë vend fqinj për turizëm këtë vit sepse qenka një tmerr!

Publikuar më: 16:26 07-06-2018

Greqia është një ndër vendet Europiane që po lufton për turizmin. Kjo lloj lufte nuk qëndron për mungesën e këtij të fundit, por për nivelet e larta dhe të papërballueshme të tij.

Këtë vit, shteti ynë fqinj pritet të mirëpresi 32 milionë udhëtarë të huaj – pra pothuajse 100% më shumë se në 2010-ën dhe 5-fishin e numrit të10 viteve më parë.

Ishulli i vogël i San Torini-t e ka ndjerë këtë “sforcim” më humë se në çdo vend tjetër. Vetëm 76 kilometra katrorë, ishulli ka vuajtur trafikun dhe mbipopullimin se bashku me rritjen e nivelit të ujit dhe konsumimit të energjisë.

Prej këtyre shifrave dhe problemeve, është caktuar një numër udhëtarësh të cilët mund të lundrojnë drejt ishullit në ditë, duke kufizuar kështu numrin e vizitorëve.

 

Për një shtet që ka qenë në prag të falimentimit, valët e rënda turistike kanë qënë një e keqe e nevojshme për t’a mbajtur ekonominë gjallë. Por, a ka një limit në popullaritetin global të këtij shteti?

Nikos Chrysogelos, politikani dhe ambjentalisti grek mendon se po. “Nuk mund të vahdojmë të kemi pafundësi turistash. Nuk mund të kemi ishuj të vegjël me komunitete të vogla, të mirëpresin mbi 1 milionë turistë në muaj,” u shpreh ai për prestigjozen the Observer. ‘Ka rreziqe sepse infrastruktura mund të mos jetë e përshtatshme dhe gati për këtë gjë, dhe mund të na kthehet si bumerang nëse fokusohemi te shifrat dhe jo te zhvillimi i një modeli turizmi më të qëndrueshëm.”

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723