INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni sa orë në ditë fle Rihanna! Si ia del vallë?!

Nuk do ta besoni sa orë në ditë fle Rihanna! Si ia del vallë?!

Publikuar më: 18:36 29-11-2017

Rihanna është padiskutim një nga këngëtaret më të mira e më të suksesshme në botë. Por kohët e fundit e kemi parë me disa angazhime të tjera si në botën e filmit, modës dhe biznesit. E duke qenë e suksesshmë në çdo fushë, ajo është kthyer në inspirim për shumë femra në të gjithë botën.
Së fundmi RiRi ka zbuluar një detaj të cilin nuk e dinim më parë dhe na duhet ta pranojmë që kemi vendosur duart në kokë. Për ne gjumi është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës, por për Rihannan mesa duket jo.
Edhe pse ajo gjithmonë duket shumë bukur, e kuruar dhe e freskët, në fakt ajo thuajse nuk pushon fare.
Rihanna ka treguar se brenda 24 orëve ajo pushon vetëm 3 ose 4 orë!
“Edhe nëse ndodh të kthehem në shtëpi më herët, që i bie rreth orës 1:00 pas mesnate, unë sërish nuk mund të fle, thjeshtë nuk më zë gjumi! Filloj të shikoj dokumentarë të ndryshëm dhe bie shumë vonë në gjumë”, ka thënë Rihanna në një nga intervistat e fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438