INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk dini se çfarë të vishni në takim me personin e zemrës? Ne kemi disa ide që do t’ju shpëtojnë nga situata [FOTO]

Nuk dini se çfarë të vishni në takim me personin e zemrës? Ne kemi disa ide që do t’ju shpëtojnë nga situata [FOTO]

Publikuar më: 17:16 22-11-2018

A ka gjë më emocionuese sesa takimi i parë (ose i tretë, i dhjetë apo i pesëmbëdhjetë)? Pavarësisht nëse do të shkoni të shihni një film në kinema apo do të dilni për darkë, është shumë e rëndësishme që atë mbrëmje të dukeni e përsosur në sytë e të dashurit tuaj. Të gjithave na pëlqen të vishemi gjithmonë bukur, që të lëmë përshtypje të mira, ama kur kemi takim me një djalë, zgjedhja e veshjes së duhur kthehet në një proces aq drithërues sa edhe vetë takimi. Çfarë të vesh? Një fustan, minifund apo xhinse? Pa dyshim që qëllimi është të dukemi rrezatuese, por njëherazi edhe të ndihemi rehat. Nuk dini se çfarë të vishni në një takim? Ne kemi përgjigjen e duhur për ju!

Për një takim për darkë
Nëse jeni të pavendosura se çfarë te vishni ne nje darke qe ai ju ka ftuar, mos ngurroni të vishni diçka të zezë. Me të zezën nuk gaboni kurrë. Vishni një fustan të zi dhe kombinojeni me këpucë dhe bizhuteri romantike. Kështu, të jeni të bindura që do të dukeni elegante, të sigurta në vetvete, seksi dhe shik në të njëjtën kohë.

1.jpg

 


Ndërkohë që nëse adhuroni ngjyrat, guxoni me të kuqen. Një femër e veshur me të kuqe është gjithmonë e përsosur. Ka nuanca të së kuqes për çdo femër. Mos harroni: sa më shumë vetëbesim, aq më seksi do të jeni. Pra, mos harroni të jeni vetvetja dhe bëfshi qejf!

2.2.jpg

 


Për një takim gjatë ditës
Një takim gjatë ditës mund të jetë një takim për një drekë, një piknik, një koncert, një film në kinema apo qoftë edhe për një kafe. Në këtë rast, është mirë të vishni diçka sa më të rehatshme. Për shembull, mund të vishni një palë xhinse të bukura, një këmishë që ju shkon dhe një palë këpucë elegante.

xhinse.3.jpg

 

 

Veshja e përsosur nëse do të bëni një piknik me të dashurin, ja ku e keni:

1.veshja_per_piknik.jpeg

 


Dhe tani jeni gati për të shkuar në një koncert në ndonjë shesh të qytetit me të dashurin. Edhe një palë syze dielli dhe pamja sharmante u plotësua!

3.koncert.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034801959991455