INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nuk dimë apo nuk duam të lexojmë! Shqiptarët renditën të fundit në Europë[VIDEO]

Publikuar më: 12:24 11-05-2018

Libri miku më i mirë! Mbase kjo ka mbetur thjeshtë një thënie dhe nuk përkon më me realitetin e shqiptar. Zhvillimi i teknologjisë dhe jeta intensive po i largon qytetarët nga leximi i librave, por një shkak tjetër mund të jetë dhe mungesa e kohës apo dëshirës. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i shqiptarëve që lexojnë duket se po pëson rënie. Kjo është pohuar edhe nga INSTAT, ku thuhet se numri i frekuentimeve në bibliotekën më të rëndësishme në vend pothuajse është përgjysmuar gjatë vitit 2017. Numri i lexuesve në Bibliotekën Kombëtare zbriti në 88 mijë, nga mbi 150 mijë që ishte në vitin 2016. Gjithësesi disa nga qytetarët mendohet se po i rikthen leximit në bibiliotekat e lagjeve, pasi disa prej tyre në Tiranë janë rinovuar tërësisht. Mungesa e dëshirës për të lexuar apo dhe fakorë të tjerë socialë dhe ekonomikë vërehet dhe shpenzimet për libra. Statistika më e fundit e realizuar në Shqipëri nga Shoqata e Botuesve tregon se 60 % e të rinjve blejnë dhe lexojnë 1-3 libra në vit.

Po në Europë ç'ndodh?
Eurostat raporton se në vendet e BE, banorët shpenzojnë mesatarisht 200 euro për frymë për libra, ndërsa rreth 20 % e popullsisë janë lexues të rregullt të librave.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034811496734619