INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Notat e larta të Eugentit shkojnë në ''The Sun''. Prestigjiozja mediatike shkrim për këngëtarin [FOTO]

Notat e larta të Eugentit shkojnë në ''The Sun''. Prestigjiozja mediatike shkrim për këngëtarin [FOTO]

Publikuar më: 19:03 30-01-2018

Mesa duket notat e larta, të talentit shqiptar, kanë shkuar edhe tek veshët e prestigjiozes “The Sun”. Për këngëtarin e talentuar, Eugent Bushpepa, duket se suksesi nuk ka fund.

Prestigjiozja ka bërë një shkrim enkas për këngëtarin. Është një shkrim i detajuar i cili fillon me pyetjen: “Në edicionin e këtij viti të festivalit europian, Shqipëria do të shpresojë të sigurojë fitoren me këngëtarin Eugent Bushpepa, por a do t’ia dalë?”.

 Më pas shkrimi vazhdon duke treguar për jetën profesionale dhe artistike të tij. “Eugent Bushpepa, i njohur me shkurtimin Gent, lindi në Rrëshen të Shqipërisë, në 2 korrik të vitit 1984”-shkruan tabloidi.

“Ai nisi të këndonte në moshë të re dhe në mënyrë që të përmbushte ëndrrën e tij, në 2006-ën iu bashkua një programi ‘Talk show’, në Top Channel, si këngëtar. Që atëherë, Eugenti ka qenë pjesë e skenës muzikore, duke u bërë një prej këngëtarëve më popullorë në vend”, vijon më tej ‘The Sun’. Tablodi kujton se Bushpepa ka performuar me legjendën e ‘Guns n roses’, Ron Thal. Pavarësisht se është pjesë e industrisë që prej 2006-s, Eugenti nuk ka publikuar ende një album të plotë, por vetëm një numër këngësh.

 E përditshmja britanike shkruan se Bushpepa u shpall fitues i edicionit të 56 të këngës në Shqipëri, nga një juri profesionale duke mundur një sërë këngëtarësh të tjerë të suksesshëm.

Një shkrim fantastik për një talent të vërtetë.

asdfghj.png

Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006