INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nora Malaj, hartuesja e strategjisë të arsimit kritikon buxhetin[VIDEO]

Publikuar më: 16:42 23-11-2017

Një nga hartueset e strategjisë së arsimit parauniversitar 2014-2020, Nora Malaj është e shqetësuar se buxheti i planifikuar për 2018 nga qeveria nuk përmbush parashikimet e strategjisë, por dhe nevojat që kanë shkollat, nxënësit dhe vetë mësuesit. Ajo thekson se një prej zërave më të rëndësishëm që janë librat falas projekt i lancuar edhe nga kryeministi Rama nuk ekziston fare në buxhet dhe është e pa orjetuar, në një kohë që vendet e BE janë shumë hapa para në këtë drejtim.
Një problem tjetër që ka konstatuar ish zëvendësministria e Arsimit lidhet me kurikulën mësimore të klasës së 12 pra të maturantëve, që do jetë krejt e re. Ajo parashikon se zbatimi i saj do të dështojë, pasi nuk janë planifikuar cikle trajnimi për mësuesit.
Nora Malaj jep e një mesazh për hartuesit e buxhetit, pasi është e bindur, që dëmet që sjellin shpenzimet minimale në arsim do të kushtojnë negativisht në cilësinë e brezave: “Të bëjmë pakt kombëtar për të ndërhyrë në arsim.”

Article Logic
Execution time: 0.0032780170440674