INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nora Istrefi paska një “problem”, ja se cila pjesë e trupit nuk i pëlqen...

Nora Istrefi paska një “problem”, ja se cila pjesë e trupit nuk i pëlqen...

Publikuar më: 12:41 02-01-2018

Vip-at e showbizzit përpos talentit që i ka bërë të famshëm kanë edhe një fiksim tjetër, të kenë një trup të bukur dhe sexy që ti tregoj ata sa më mirë në sytë e publikut.

Palestër, dieta, sporte nga më të ndryshmet, formulat të cilat personazhet e famshëm ndjekin janë nga më të larmishmet.

Këtë herë në qendër të vëmendjes kemi një nga këngëtaret me trupin më të bukur, e cilësuar gjithashtu si një nga femrat më seksi në showbizzin shqiptar.

Dhe pikërisht e kemi fjalën Nora Istrefi, e cila tashmë edhe pse është mami i vogëlushes Rene, na ka treguar se linjat e saj vazhdojnë të jenë në top-formë.

Nora ka qenë e ftuar në ‘Shiko Kush Luan’ dhe është bërë pjesë e lojërave të ndryshme të përgatitura nga produksioni.

Ishe loja e shpejtësisë e cila i jepte të drejtën e përgjigjes dhe automatikisht edhe pikët për skuadrën e saj, nëse shtypte e para pulsantin.

Në përballjen me miken e saj më të mirë, njëkohësisht edhe trajneren personale, Geta Beqa, ishte Nora që u tregua më e shkathët dhe duhej t’i përgjigjej pyetjes: “Cila pjesë e trupit nuk i pëlqen?”

Me shumë sinqeritet Nora u përgjigj :“Pjesa e trupit që nuk më pëlqen shumë janë këmbët”, dhe më pas edhe Geta e pohoi këtë gjë duke thënë se kanë nevojë për më shumë tonofikim.

Epo nëse e thotë edhe trajnerja Geta, Nora meriton më shumë stërvitje për këmbët.

Article Logic
Execution time: 0.0038588047027588