INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy mesazh STUDENTËVE, Veliaj e mbështet: Kjo qeveri nuk po ju vret mes protestës, mblidhuni dhe...

Noizy mesazh STUDENTËVE, Veliaj e mbështet: Kjo qeveri nuk po ju vret mes protestës, mblidhuni dhe...

Publikuar më: 16:10 16-12-2018


Lidhur me protestën e studentëve kanë reaguar shumë figura publike. Ata i kanë dalë në mbrojtje dhe i kanë mbështetur. Së fundmi ai që ka reaguar është Noizy, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram i ka shprehur mbështetjen e tij, por gjithashtu i kërkon që të takohen me Kryeministrin i cili i pret për të përmbushur 8 pikat që studentët kërkojnë. Këtë postim të Noizyt e ka shpërndarë në Instagramin e tij dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili deri tani nuk kishte reaguar ndaj protestës.

Postimi i plotë:

Të dashur studentë:

Shoh shumë mesazhe për mbështetje, dhe ne fillim nuk hezitova dhe e bëra hapur. Por siç e dini çdo gjë në këtë botë e ka një zot shtëpie. Ka drejtor spitali, ka drejtor shkolle, ka drejtor policie, apo prindër që duhen pyetur ose mbase jeni dhe vete i pari shtëpisë si familje e re. Dhe në Shqiperi, duam s’duam, ka një të parë shtëpie, fundja fundit vetë e kemi zgjedh. Tani nëse unë do doja disa ndryshime do beja çmos ta ulja babën ose të zotin e shtëpise për të biseduar se si mund t’ia dalim mbanë! Ndaj për zotin nuk po e kuptoj se PSE dhe CFARE të keqe ka të uleni dhe të veni pikat mbi i? Kur vetë kryeministri po ju ofron takim dhe po thotë se jam i gatshëm për t’i plotësuar të gjitha kërkesat, madje dhe më shumë se ç’kërkoni, mos vallë është politike gjithcka? Nëse po, atëherë ky o turp, një herë që patëm në dorë të bënim dicka për veten tonë, sërisht e lejuam politikën të hyjë në mes. Më vjen sinqerisht keq për të gjithë ata studentë të shkretë që me verte i duan këto ndryshime pa ndikimin e politikës. Pa marrë parasysh as PD as PS, mblidhini forcat dhe largoni njerzit që ju pëshpërisin mbas veshi. Të paktën kjo qeveri nuk po ju vret mes protestës dhe të mos mbaj asnjë njeri përgjegjësi. Me sinqeritet ju dua dhe do jem me ju deri në fund, Por jo kshu, duhet me ul e me e mbyll me fitore për studentat, jo me sherr për parti! Ju kam ❤❤❤

 

noizyyyyy.PNG

 

noizyeri.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249