INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy kërkon ndihmë për këtë vajzë të sëmurë, fansat i kundërvihen keq, reperi acarohet dhe shan rëndshëm: Ik se po të q* robt [FOTO]

Noizy kërkon ndihmë për këtë vajzë të sëmurë, fansat i kundërvihen keq, reperi acarohet dhe shan rëndshëm: Ik se po të q* robt [FOTO]

Publikuar më: 18:35 15-05-2018

Kur mundohesh të bësh mirë, por gjen keq! 

Noizy është një nga reperët më të mirë shqiptarë i cili numëron shumë fansa në vendin tonë. Por Noizy njihet gjithashtu për zemërgjerësinë e tij dhe shpesh herë bën akte të bukura bamirësie duke ndihmuar njerëzit në nevojë. Të njejtë gja ka bërë ditën e sotme në Instastory ku ka kërkuar ndihmë nga fansat e tij për të ndihmuar Klean e vogël e cila duhet t’i nënshtrohet një operacioni që kushton 20 mijë Euro.

Përpos shumë fansave që e vlerësuan për këtë gjest të bukur, kishte edhe nga ata që nuk folën mirë duke i kujtuar reperit fotot e tij me shumë para, apo deklaratat që fiton 20 mijë euro për një natë. Ata i thanë që ta ndihmojë vetë, mos ta publikojë në Instagram, mirëpo kjo nuk i ka pëlqyer aspak Noizyt.

Ai i ka kthyer përgjigje një fansi i cili i ka thënë pse nuk ia financo operacionin kur fiton 20 mijë Euro për një koncert. Noizy iu kthye: O shok, lekët janë gjet të gjitha pa merak. Por thash ti mbledhim pak më shumë lek që ti ket vajza mbasi të dali nga spitali, por gjith ju që komentonipër fitimet e mia dhe jo për ndihmën e vajzës, zoti është i madh, mos harroni. Mbani llogaritë e mia. Lutunu zotit nuk ju ndodh kjo fatkeqësi juve se pastaj përlaseni ke unë”.

collagest.jpg

Një tjetër fans i ka komentuar ku i tregon se parat që kërkon për të mbledhur mund t’ja jepte Noizy. Reagimi i reperit ka qenë si KURRË më parë dhe i është kthyer fansit duke e sharë dhe ofenduar.

zinjo1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004119873046875