INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy dhe Alban Skënderaj kanë gati projektin e tyre, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola kanë diçka për t’u thënë [FOTO]

Noizy dhe Alban Skënderaj kanë gati projektin e tyre, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola kanë diçka për t’u thënë [FOTO]

Publikuar më: 18:56 07-06-2018

Pas bashkëpunimeve të suksesshme me Majk, Capital T, Lyrical Son, MC Kresha, Albani do të vijë nesër me një këngë në bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar, Noizy. Si Albani, ashtu edhe Noizy kanë lajmëruar në profilet e tyre në Instagram, se nesër do të publikohet kjo këngë e re që me siguri do të jetë hiti i verës.

Si çdo bashkëpunim i Albanit me reperat, edhe kjo kënga do të flasë për vështirësitë e jetës, pasi Albani mundohet që të përcjellë një mesazh të fortë me tekstet e tij. Kjo këngë ende e papublikuar, ka marrë edhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili i ka shkruar në Instagram Noizy-t “E dua këtë këngë”.

N E S E R...

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

 

Pas Erion Veliaj ka komentuar edhe partnerja e tij Ajola Xoxa, e cila ka thënë që “Të mirët e Shqipërisë janë bashkuar”.

ansam.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040202140808105