INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me Xhino Musollarin, një nga aktorët më premtues të teatrit [VIDEO]

Njihuni me Xhino Musollarin, një nga aktorët më premtues të teatrit [VIDEO]

Publikuar më: 13:59 23-05-2017

Përtej talentit, duhet ta pranojmë se është edhe shumë tërheqës!

 Ka vetëm pak kohë që ka përfunduar studimet ne Universitetin e Arteve, e megjithatë nuk kanë munguar rolet e rëndësishme për të, në teatër dhe film. Ndoshta për hir edhe të portretit të tij të veçantë dhe autoritetit që ka në skenë, Xhinos i janë besuar gjithmonë role të rëndësishme, teksa ka interpretuar krah emrave të mëdhenj të artit shqiptar, si Luiza Xhuvani apo Vasjan Lami.

Së fundmi, aktorin premtues e shumë të talentuar po e shohim në shfaqen “Lukrecia Borxhia”, nën petkun e Xhenaros, djalit te Lukrecia Borxhias, interpretuar nga artistja Luiza Xhuvani. Kjo shfaqje po vihet ne Teatrin Kombëtar, një eksperiencë që vetë Musollari e përshkruan si një përgjegjësi shumë të madhe:

“Është fat i madh që unë të interpretoj në skenë me pedagogët e mi, dhe duhet t’i jem falenderues Zotit për këto mundësi që më janë dhënë”, pranon Xhino, i ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun”.

Klikoni në linkun e mëposhtëm, për t’u njohur më shumë me Xhino Musollarin, aktorin që në pak kohë ka arritur shumë. 

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596