INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me trendin e fundit në veshje për këtë sezon veror [FOTO]

Njihuni me trendin e fundit në veshje për këtë sezon veror [FOTO]

Publikuar më: 11:20 18-04-2018

Duke qenë se detajet bëjnë dallimin, ky detaj nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj këtë verë.

Vijat i kemi përdorur në veshje prej kohësh, por këtë sezon do të jetë detaji mbizotërues.

Pantallona të shkurtra, rroba banjo apo aksesorë, vijat, qofshin ato blu, të kuqe ose të zeza  do të jenë kryefjala e modës.

Si për ata që kanë shumë veshje me shirita ashtu edhe për ata që kanë harruar të blejnë veshje të tilla, ju sjellim disa ide dhe sugjerime për t’u dukur sa me fashion dhe joshëse gjatë sezonit Pranverë-Verë 2018.

Vijat kanë qenë shpesh të pranishme në shumë detaje të jetës sonë, ashtu edhe në veshje. Veshjet me vija kombinohen mjat mirë edhe në pantallona të shkurtra , bluza apo këmisha me shirita. Keni mundësi të ndryshme zgjedhjeje mes shiritave në ngjyrat: të kuqe, të zeza apo blu.

stripes-trends-1000x700.jpg

Një bluzë e gjatë e bollshme, e kombinuar me atlete duke na dhënë pamjen e shfaqjes sportive apo një bluzë me supet e zbuluara të kombinuar me një kapele kashte, do të ishte një kombinim mjaft interesant për në plazh.

3-trend-Righe-B-W.jpg

29666313_2126775077348910_870965122_n.jpg

 

abiti-prada-a-righe.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032789707183838