INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me trajnerin e kombëtares së Kosovës, që po e çon ekipin drejt sukseve historike

Njihuni me trajnerin e kombëtares së Kosovës, që po e çon ekipin drejt sukseve historike

Publikuar më: 13:33 11-10-2018

Bernard Challandes është trajneri i Kosovës, i cili po bën histori me këtë ekip. Ai është nga Zvicra dhe në afërsi të pensionimit të tij pranoi të merrte përsipër drejtimin e kombëtares kosovare, në muajin Mars.

Suksesi më i madh i karrierës së tij është fitimi i kampionatit me ekipin e Zurich dhe fitmi i Kupës së Zvicrës me Sionin. Mbas këtyre sukseseve, në 2015 ai ka qenë një “gjurmues” talentesh për ekipin e Bazelit, deri në momentin kur mori ofertën nga kombëtarja e Armenisë. Aty trajneri dha dorëheqjen mbas dështimit të kombëtares për tu kualifikuar në Euro 2016.

Sukseset me skuadrën e Kosovës po vërehen, pasi është e pamposhtur prej pesë ndeshjesh. Ekipi shënon gola dhe është e pamposhtur në mbrojtje, ku ende nuk ka pësuar asnjë gol.

Në Ligën e Kombeve trajneri ka barazuar me Azerbaxhanin dhe ka fituar kundra Ishujve Faraoe, ndërsa sot ka përballjen e rradhës me Maltën.

Suksesi i tij është i qartë dhe të gjithë janë kuriozë të dinë se deri ku do të shkojë kombëtarja e Kosovës nën drejtimin e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030801296234131