INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me oktapodin e vogël që mund ti marri jetën 26 personave në pak minuta [VIDEO]

Njihuni me oktapodin e vogël që mund ti marri jetën 26 personave në pak minuta [VIDEO]

Publikuar më: 12:59 18-07-2019

Dy turistë britanikë në Australi janë ‘’njohur’’ nga afër me oktapodin e vogël vdekjeprurës, pickimi i të cilit mund të vrasë deri në 26 persona në pak minuta.

Ata vendosën të luanin me oktapodët dhe një nga turistët e hodhi videon me “lojën” e rrezikshme në Facebook dhe shpejt u bë virale.

Ross Saunders dhe Johnpaul Lennon u filmuan duke luajtur me oktapodin, duke e lënë atë që t’i prekë. Ata nuk e merrnin parasysh faktin që kjo mund tu sillte vdekjen e  dhimbshme. Sipas odditycentral, turistët kishin shkuar për peshkim kur gjetën moluskun.

“Ishte një njohje interesante dy-ditore me peshkimin,” shkroi Saunders në Facebook. “Pashë dy perëndime të mrekullueshme, pashë delfinë dhe kapa një oktapod me tentakula  blu, një nga kafshët më të rrezikshme në botë dhe unë as nuk e kuptoj se si ndodhi kjo.”

Ky lloj oktapodi ka helm të mjaftueshëm në tentakulat e tij aq sa për të vrarë dhjetëra njerëz, dhe ekspertët theksojnë se viktimat e saj nuk mund ta kuptojnë pickimin. Pak minuta më vonë, ‘viktimat’, ndjejnë dhimbje, paralizë e plotë dhe vdekja ndodh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019600391387939