INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me miliarderin zemërgjerë, paguan studimet e 400 studentëve[FOTO]

Njihuni me miliarderin zemërgjerë, paguan studimet e 400 studentëve[FOTO]

Publikuar më: 16:56 20-05-2019

Një miliarder i famshëm ka paguar miliona dollarë për t’u arsimuar qindra studentë. Ai quhet Robert F. Smith. Revista "Forbes" shkruan se ai ka marrë përsipër të paguajë të gjitha detyrimet e shkollimit për 400 studentë.

Smith është një ndër personat më të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një vlerë neto prej 5 miliardë dollarësh. Para shpalljes së kredive studentore ai dhuroi 1.5 milionë dollarë për “Morehouse College” për bursa dhe zhvillimin e një parku të ri. Ndërsa në vitin 2016, ai dhuroi 50 milionë dollarë për Universitetin Cornell, një nga mësuesve të tij, për të mbështetur shkollën e saj kimike dhe biomolekulare inxhinierike, si dhe për studentët e inxhinierisë.
Ai është themeluesi i ndërmarrjes “Vista Equity”, e cila ka një kapital prej 46 miliardë dollarësh. Në 2019, Smith ishte në listën miliardere të Forbes dhe çdo vit kontribuon për arsimin dhe mirëqënien e të rinjve dhe jo vetëm. Smith gjithmonë ka pasur dëshirën dhe ambicien për të ndihmuar shumë njerëz nëpër botë për të përmirësuar jetën e tyre.
56-vjeçari miliarder është besimtar dhe njihet si njeri shumë bujar. Ai është i martuar me një modele Playboy në vitin 2015 dhe bashkë kanë dy fëmijë.

mill.jpg

mil.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713