INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me Kristofor Pitushin, modeli shqiptar që sfiloi për Dolce & Gabbana

Njihuni me Kristofor Pitushin, modeli shqiptar që sfiloi për Dolce & Gabbana

Publikuar më: 17:43 21-01-2016

Të shumtë kanë qenë modelët dhe modelet që kanë pretenduar se kanë punuar me dyshen e stilistëve Dolce & Gabbana. Por në të vërtetë të paktë, për mos të thënë të rrallë, janë ato që kanë punuar realisht me ta.

Më i riu prej tyre quhet Kristofor Pitushi, një djalë i lindur në Kuçovë të Beratit dhe i arsimuar në Universitetin Politeknik të Tiranës , i cili disa muaj më parë u zhvendos në Milano për të zhvilluar karrierën e tij si model pranë agjensisë Boom Models. Agjensi kjo që falë punës së palodhur dhe sigurisht fizikut të Kristoforit, i dha atij mundësinë të sfilonte pak ditë më parë për firmën e njohur gjatë Javës së Modës në Milano. Një fakt të tillë modeli në fjalë e ka konfirmuar vetë për burime të intv.al, ndonëse në Instagramin e tij gjenden disa foto nga sfilata si dhe nga prapaskenat e saj. Por nuk përfundon këtu pasi Kristofori na bën me dije se ka punuar edhe më parë me firmën prestigjoze për katalogun e ri të saj si dhe reklamat në faqen e tyre zyrtare të websajtit. Ndonjëherë shprehja "lëre suksesin tënd të flasë vetë" vlen më tepër se ç'mund ta mendonit! 

 

   

 

Article Logic
Execution time: 0.0034248828887939