INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Njihuni me detajet e reja nga vrasja në Kamëz! Policia jep shpërblim...[VIDEO]

Publikuar më: 15:25 26-04-2018

Ngjarja e rëndë, që tronditi banorët e Kamzës, ku humbi jetën pronari i një marketi dhe u plagos bashkëshortja e tij, në sytë e fëmijës 6 vjeçar gjatë një tentative për grabitje ka vënë në lëvizje policinë e shtetit, pasi autorët ende s’janë kapur. Mësohet se e gjithë zona që nga mbrëmja e djeshme është nën mbikqyrje të rreptë nga blutë dhe deri më tani janë shoqëruar 13 persona në komisariat për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë janë mbledhur dhe shumë prova materiale, që po analizohen me qëllimim zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Vetë Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion 500 mijë lekë për këdo që jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ngjarja e rëndë që ndodhi në biznesin e familjes ka shokuar mbi të gjitha fëmijët, pasi një prej tyre ishte me prindërit në dyqan kur hynë hajdutët me maska dhe teksa u hasën me rezistencën e kryefamiljarit, Agim Buci që nxorri një thikë për vetëmbrojtje e qëlluan atë dhe bashkëshorten e tij me armë. Fëmija ishte dëshmimtar i vetëm dhe për fat plumbat nuk e kapën pasi mundi të fshihej nën banak. Mendohet se autorët e krimit ishin dy dhe të veshur me kostume sportive dhe maska.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021321773529053