INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me Ai-Da, robotin që ju skicon duke ju parë në sy [VIDEO]

Njihuni me Ai-Da, robotin që ju skicon duke ju parë në sy [VIDEO]

Publikuar më: 11:49 12-02-2019

Inxhinerët britanikë kanë krijuar të parin robot në botë i cili është i aftë të vizatojë njerëzit thjesht duke përdorë një mikrocip në sy.

Duke përdorur Inteligjencën Artificiale, roboti i quajtur Ai-DA mund të skicojë subjektet që pozojnë duke përdorë një laps i cili është vendosur në krahun e saj .

Ai-Da koordinohet përmes algoritmeve duke vepruar mbi tiparet njerëzore për t’i mundësuar asaj të vizatojë portrete ultra realiste.

Një ndër krijuesit e robotit piktor shprehet se është duke u punuar që shumë shpejt Ai-Da të jetë në gjendje edhe që të flasë.

“Ne jemi të kënaqur tejsa prezantojmë Ai-Da, artistin i parë humanoid profesionist, i cili krijon artin e saj” u shprehën inxhinierët

Lëvizjet e saj nënvizojnë krijuesit janë shumë të gjalla.

Kamerat në sytë e saj njohin tiparet njerëzore - ajo hyn kontakt me sy dhe ndjek subjektin e saj rreth dhomës.Si një robot vepra e saj e artit përdor proceset dhe algoritmet e AI/ Inteligjences Artificiale.

"AI ekziston në vizionin kompjuterik që i lejon robotit të ndjekë fytyrat për të njohur tiparet e fytyrës dhe për të imituar shprehjen tuaj", shpjegoi ekipi.

Ai-Da ka një trup 'RoboThespian', që paraqet një gamë ekspresive të lëvizjeve dhe ajo ka aftësinë për të folur dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve.

Roboti gjithashtu ka një kokë 'Mesmer', që paraqet lëkurë realiste silikoni, dhëmbë dhe mishra të stampuar 3D, kamera të integruara të syve, si dhe flokë.

Ekspozita e saj e parë do të nisë në Universitetin e Oksfordit në maj ku Ai-Da do të tregojë vizatimet e saj, punimet plastike, argjendi dhe bronzi 2D dhe 3D të bëra përmes proceseve të AI.

Article Logic
Execution time: 0.00341796875