INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me 3 shqiptarët që do konkurrojnë në Eurovizion 2018 [FOTO]

Njihuni me 3 shqiptarët që do konkurrojnë në Eurovizion 2018 [FOTO]

Publikuar më: 14:03 11-02-2018

Dy fierakë dhe njëri nga Rresheni, njihuni me 3 shqiptarët që do konkurrojnë në Eurovizion 2018...

Eleni Foureira apo Entela Fureraj (identiteti i saj i vërtetë) është sot një nga këngëtaret e suksesshme të muzikës greke. Në shtetin grek shqiptarja njihet si “Beyonce” e Greqisë dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës si J Balvin dhe Ruslana. Kete vit Eleni, këngëtarja me origjinë nga Fieri do të përfaqësojë Qipron dhe ky lajm është pritur mjaft mirë dhe pretendimet janë të larta.

Së fundmi një tjetër shqiptar u shpall fitues, këtë herë ishte ai i Sanremos, Ermal Meta në bashkëpunim me Fabrizio Moro do të përfaqësojnë në Eurovizion, Italinë. Një fitore mjaft e diskutuar dhe e merituar.

Ndërsa Shqiperia do të perfaqesohet nga ‘uragani’, Eugent Bushpepa. I cili njihet për vokalin potent dhe është përfolur edhe nga media te rëndësishme dhe presigjoze.

Si asnjëherë më parë 3 këngëtarë shqiptarë, do të konkurrojnë në festivalin evropian të këngës, ‘Eurovizion 2018’, që këtë vit do të mbahet në me datë 8,10 dhe 12 maj në Lisbonë, të Portugalisë. Nuk kemi ç’të themi tjetër veçse SUKSESE dhe të fitojë më i miri./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0042500495910645