INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëzit e panjohur i bëjnë njëri –tjetrit 36 pyetje për të rënë në dashuri dhe arrijnë në disa përfundime të habitshme

Njerëzit e panjohur i bëjnë njëri –tjetrit 36 pyetje për të rënë në dashuri dhe arrijnë në disa përfundime të habitshme

Publikuar më: 19:04 02-07-2018

Nëse ka ndonjë gjë tjetër në botë që ka më shumë përkufizime sesa dashuria na e thoni. Të gjithë e dimë se ajo mund të jetë shkak për kënaqësi të papërshkrueshme dhe dhimbje të padurueshme në të njëjtën kohë.

Megjithatë, të gjithë duam ta ndiejmë atë dhe Dr. Arthur Aron e ka bërë më të lehtë për ata që janë në kërkim të dashurisë.

Ai arriti të formulonte 36 pyetje që mund të bëjnë praktikisht çdokënd të bjerë në dashuri.

Doktor Arthur Aron dhe kolegët e tij shkuan edhe më tej dhe ndërmorën një studim psikologjik, të vendosur për të testuar supozimin e tyre.

Ata ngritën hipotezën se një ndjenjë romantike mund të nxitej midis 2 të panjohurve gjatë një bisede me një sërë pyetjesh specifike.

Këto 36 pyetje janë grupuar në 3 kategori dhe kanë për qëllim të provokojnë intimitet, besim dhe interes midis 2 njerëzve që nuk e njohin njëri-tjetrin para eksperimentit. Pyetjet bëhen gjithnjë e më intriguese dhe mendërisht provokuese.

Në fund njerëzit duhet të shikojnë njëri-tjetrin në sy për 4 minuta pa ndërprerje. Në tërësi, studimi origjinal sugjeroi që eksperimenti duhet të zgjasë për 90 minuta.

Çifti i parë që mori pjesë në studim u martua pas vetëm 6 muajsh.

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273