INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëz me siguri një emision të tillë nuk e kishit parë deri tani! Zbulohet spektakli i Inva Mulës... [FOTO]

Njerëz me siguri një emision të tillë nuk e kishit parë deri tani! Zbulohet spektakli i Inva Mulës... [FOTO]

Publikuar më: 16:00 10-11-2017

Kemi parë fëmijë që këndojnë këngë të rriturish tek “Gjeniu”, fëmijë më të rritur që bëjnë performanca MTV-je tek “X Factor”, të rritur që bëjnë gjëra të çuditshme tek “Në 1 javë”, “Your Face Sounds Familiar” etj.

Por në televizionet shqiptare s’kishim parë ndonjëherë deri më tani një spektakël talentesh vetëm për zhanrin klasik.

Sikurse thanë muaj më parë burime për Anabel.al, sopranoja me famë botërore Inva Mula do të vinte për herë të parë në një spektakël televiziv në “TV Klan”, i cili do të kishte formatin e “Prodigies”, një spektakël i krijuar nga Endemol.

“TV Klan” publikoi spotin e këtij spektakli duke zbuluar saktësisht për çfarë bëhet fjalë. Spektakli do të quhet “Virtuozët”.

Fëmijë nën moshën 18-vjeçare, të talentuar në balet, kanto dhe instrumenta të zhanrit klasik (piano, violinë, harpë, fizarmonikë) do të mund të konkurrojnë për t’u bërë pjesë e këtij spektakël. Nuk ka ende një datë se kur do të nisë transmetimi, pasi ende nuk janë bërë përzgjedhjet para-eliminatore.

f253fbf971baa2d2238fab0388b237b8.jpg2711016a15c57d6e7e4afe7d21a84469.jpg9195c53dbd5906e0d21214d33897eb0c.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039520263671875