INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një  vit pas divorcit, Angelina Jolie bën rrëfimin më prekës [FOTO]

Një vit pas divorcit, Angelina Jolie bën rrëfimin më prekës [FOTO]

Publikuar më: 16:17 06-12-2017

Divorci i çiftit më të njohur dhe të dashur në Hollywood, ishte kryefjala e lajmeve për një kohë të gjatë.

Të gjithë e kishin të vështirë ta besonin se Brad Pitt dhe Angelina Jolie po i jepnin fund papritur martesës së tyre. Megjithëse shumë u fol për ta, vetë aktorët nuk kanë reaguar publikisht deri në momentin kur Jolie foli në një intervistë për revistën ‘Hollywood Reporter’. Angelina rrëfeu se herë pas here kishte provuar t’i zgjidhte problemet me ish bashkëshortin, por kjo kishte qenë e pamundur.

“Mendoja se duke qenë pranë njëri-tjetrit në xhirimet e ‘By the sea’  do të ishte një mundësi e mirë për të komunikuar dhe e kemi arritur deri diku por sërish ekzistonte një ngurtësim mes nesh që vazhdoi deri në divorc’, tha aktorja. 

Article Logic
Execution time: 0.0041241645812988