INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një vit me Donald Trump, gafat trashanike të presidentit

Një vit me Donald Trump, gafat trashanike të presidentit

Publikuar më: 16:01 19-01-2018

Që presidenti Donald Trump do të ishte një president i pazakontë kjo u kuptua që në momentin kur u zgjodh në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Përgjatë vitit të parë presidencial deklaratat dhe gafat e tij kanë qënë aq të shumta sa do të ishte e pamundur të mos i kujtonim, momente që janë bërë virale në rrjetet sociale.

Mes shumë ovazionesh, surprizash në 8 nëntor 2016 Trump u zgjodh President, me sloganin e famshëm Ta bëjmë Amerikën sërish të Madhe.

Gafa e pare me kritiken e tij. Në 17 mars manjati pret në Shtëpinë e Bardhë kancelaren Merkel të cilën e injoron totalisht, asnjë shtrëngim duarsh.

Kur një president harron të vendosë dorën në zemër gjatë kohës kur këndohet himni kombëtar sigurisht që do të shndërrohet në lajm botëror. Dhe një veprim të tillë e bën Trump.

Nuk mbaron me kaq, gjatë rrëfimit të 100 ditëve të para, manjati tregon se e kishte menduar detyrën e presidentit si më të thjeshtë duke u shprehur se e kishte marrë malli për jetën e mëparshme.

Si të harronim Gafat me bashkëshorten Melania janë të panumërta, por edhe Zonja e Parë e refuzon gjatë udhëtimit në Izrael. Presidenti i zgjat dorën ajo e largon.

Edhe takimi me liderët e botës në Bruksel do të ishte plot surpriza. Një shtrëngim duarsh me presidentin Francees, shtrëngim i cili duket se nuk ka fund.

Manjati në fakt në çdo dalje lë shenjë. Gjatë eklispit diellor në gusht të gjithë me syze mbrojtësie ndërsa Trump jo edhe vete Melania cudiet me bashkëshortin e saj.

Dhe për ta përmbyllur gjatë shpërndarjes së ndihmave në Puerto Ricco të goditur nga uragani kreu i shtëpisë së Bardhë i hedh letra higjenike qytetarëve duke i lënë të gjithë gojëhapur. Gafa të panumërta e të mendosh që është vetëm i pari vit.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043