INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një udhëtim në kampin “Aushcwitz”, iniciativa më e re e Presidentit të Chelsea për fansat racistë

Një udhëtim në kampin “Aushcwitz”, iniciativa më e re e Presidentit të Chelsea për fansat racistë

Publikuar më: 16:57 11-10-2018

Iniciativa e re e presidentit të Chelsea, Roman Abramovich i ka lënë të gjithë me gojë hapur. Kohëve të fundit në shkallët e stadiumit të londinezëve ndiheshin shumë thirrje raciste kundër çifutëve.

Zakonisht klubi, i përjashtonte fansat që përdornin të tilla shprehje, duke mos i lejuar të shihnin ndeshjet e ardhshme të klubit, por tani strategjia ka ndryshuar.

Kushdo që përdor shprehje raciste tani do i ofrohet një udhëtim edukues në kampin e “Auschwitz”, famëkeqit gjerman, ku çifutët digjeshin të gjallë.

Administratori i “Bluve” ka thënë për mediat, se përjashtimi nuk mund ta ndryshojë sjelljen e një njeriu, por një udhëtim edukues mund t’i bëjë ata të reflektojnë për gabimet e tyre.

Kjo iniciativë është marrë pas ndeshjes që u zhvillua me Tottenham, ku shumë fansa bërtisnin në kor shprehje kundër çifutëve, sepse klubi i “Gjelave” njihet për bazën e madhe të fansave çifutë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0032238960266113