INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një televizor që paloset, 'e zhdukni' kur doni

Një televizor që paloset, 'e zhdukni' kur doni

Publikuar më: 17:03 08-01-2019

Nëse deri dje ishte një projekt i së ardhmes, tashmë televizori me një ekran që ulet e ngrihet si një poster është realitet. Është kompania LG që i beson teknologjisë  dhe theksuar se një televizor i tillë do të jetë në shitje gjatë vitit 2019.

Po cfarë është ky aparat që sic duket në pamje ulet dhe ngrihet si një poster? Televizori Oled TV R është dizejnuar të jetë i përshtatshëm për një dhomë dhe ju keni mundësinë edhe ta zhdukni lehtësisht. Me tre taktika të ndryshme ju keni mundësinë edhe të përcaktoni madhësinë e ekranit.

Krijuesit e saj shprehen se televizori i së ardhmes i lejon përdoruesit të kujdesen më shumë për hapësirën e tyre personale  duke qënë se aparati mund të zhduket sa hap e mbyll sytë. Ju mund të zgjidhni tre modalitete full view TV rrotullohet për të treguar të gjithë ekranin prej 65 inçësh 4K që është projektuar për të treguar ngjyrat dhe detajet më të mprehta në të dyja dhomat më të lehta ose të errët.

Line view rrotullon televizorin poshtë për të fshehur pjesën më të madhe të ekranit në mënyrë që të marrë një "sasi minimale të pamjes.Një rresht i ikonave shfaqet në ekran, duke përfshirë muzikën, orën, kornizën, pultin e shtëpisë dhe gjendjen shpirtërore, që tregon ngjyrat e ambientit për të krijuar një atmosferë relaksuese, nënvizoi kompania.

Në modalitetin zero vieë ekrani zhduket tërëisht sikur të ishte letër. Tashmë mbetet për të parë sa do të kushtojë një aparat i tillë çmimi i të cilit ende nuk është bërë publik.

Article Logic
Execution time: 0.0035028457641602