INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një person shumë i rëndësishëm shkon në koncertin e Dua Lipës, nuk do ta besoni kush është ai [FOTO]

Një person shumë i rëndësishëm shkon në koncertin e Dua Lipës, nuk do ta besoni kush është ai [FOTO]

Publikuar më: 19:13 07-11-2017

Në fillim u cilësua si një yll në ngjitje, por e themi me plot bindjen se Dua Lipa është një yll i vërtetë dhe këtë e tregojnë më së miri sukseset e saj të njëpasnjëshme. Dua po bën namin me hitin e saj të fundit “New Rules” dhe tashmë ka një numër të madh fansash anembanë botës duke na bërë të gjithëve krenarë. Por siç duket muzika e këngëtares shqiptare pëlqehet edhe nga një person me shumë ndikim në Angli dhe nuk është as më shumë dhe as më pak se kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan.

Ky fundit ka qenë në një nga koncertet e shumta që Dua ka mbajtur në Londër dhe ajo nuk mund të mos e shprehte gëzimin.

Këtë moment Dua Lipa e ka shpërndarë në rrjetet sociale duke u shprehur shumë e nderuar për këtë vizitë të Khan dhe shkruan në Insta: “Nuk ndodh çdo ditë që kryebashkiaku i Londrës vjen në koncertin tënd. Faleminderit Sadiq, është një nder”.

AMIRKHAN.png

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053