INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Një në tre adoleshente ngacmohet seksualisht online [VIDEO]

Një në tre adoleshente ngacmohet seksualisht online [VIDEO]

Publikuar më: 14:12 06-12-2017

Një e treta e vajzave adoleshente kanë deklaruar se janë ngacmuar të paktën 1 herë seksualisht nëpërmjet mediave online, raporton një studim i fundit nga organizata bamirëse Childnet
Sipas studimit vajzat e grupmoshës 13-17 vjeç kanë një numër më të lartë të ngacmimeve seksuale në krahasim me djemtë, konkretisht 31% kundrejt 11%.
Vajzat e marra në studim kanë raportuar se nëpërmjet rrjeteve sociale kanë marrë dhe kërcënime për përdhunime.
Por jo vetëm kaq adoleshentet kanë deklaruar se ngacmimet seksuale nuk vijnë vetëm nga personat e panjohur por dhe nga të dashurit e tyre të cilët i kërcënojnë që tiu dërgojnë foto intime.
33% e vajzave dhe 14% e djemve raportojnë se janë ngacmuar seksualisht dhe nëpërmjet komenteve në foto që shpërndajnë.
E shumica e komenteve apo ngacmimeve bëhen dhe nga vetë adoleshentet të cilët për tu hakmarrë kundrejt njëri tjetrit hapin profile të rremë.
Ëill Gardner, shefi ekzekutiv i Childrennet e ka konsideruar situatën të rëndë dhe ka të merren masa pasi këto ngacmime seksuale mund të ndryshojnë rrënjësisht jetën e një adoleshenti.

 

Article Logic
Execution time: 0.00348997116089
array(1) { ["section"]=> string(57) "nje-ne-tre-adoleshente-ngacmohet-seksualisht-online-44108" }